Jose Mourinho pranoi se nuk mund ta shpjegonte humbjen 1-0 të Real Madridit ndaj Real Betis, duke këmbëngulur se skuadra e tij meritonte shumë më tepër nga kjo ndeshje.
Real Madridi shijoi humbjen e parë të sezonit duke u mposhtur 1-0 në udhëtim te Real Betisi të premten mbrëma.
“Vërtet nuk e di pse humbëm. Luajtëm kaq mirë. Shumë mirë”, ka thënë fillimisht Mourinho pas ndeshjes.
Trajneri portugez vlerësoi qëndrimin e lojtarëve të tij dhe pretendoi se Real Madridi bëri gjithçka të nevojshme për të siguruar fitoren.
“Qëndrimi i lojtarëve ishte fantastik dhe ne bëmë gjithçka për të fituar. Urime Betisit, ata fituan lotarinë”, shtoi ai.
Mourinho theksoi gjithashtu se skuadra e tij do të ishte frustruar edhe nëse do të kishin barazuar ndeshjen, duke pasur parasysh dominimin dhe numrin e rasteve të tyre.
“Edhe nëse do të barazonim, do të ishim zhgënjyer. Kjo ndeshje ishte tërësisht për Real Madridin. Patëm shumë mundësi”, tha ai, teksa refuzoi të kritikonte lojtarët e tij pavarësisht rezultatit.
“Lojtarët e mi? Nuk i fajësoj. Ata luajtën mirë, shumë mirë”, përfundoi trajneri i Real Madridit. /Telegrafi/