KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Situatë kritike nga flakët në Levan, Çako: Të shpëtojmë jetët e njerëzve

Situatë kritike nga flakët në Levan, Çako: Të shpëtojmë jetët e njerëzve

Ka dalë jashtë kontrollit situata nga zjarret sonte në 4 shtator në Levan të Fierit.

Siç raporton Tv Klan, një banesë është shkrumbuar totalisht në këtë zonë.

Menjëherë në zonë ka mbërritur edhe kreu i Emergjencave Haki Çako. Nga Levani, Çako ka deklaruar se situata nga flakët në këtë fshat është problematike.

“Situata nga zjarret është problematike. Deri tani është punuar me dy helikopterë dhe me një avion Air Tractor, jo vetëm në Levan, por edhe në pjesë të tjera të Shqipërisë. Me rëndësi në këtë moment është që të shpëtojmë jetët e njerëzve.

Organet kompetence të japin dënime maksimale për të gjithë zjarrvënësit, që shkaktojnë pasoja kaq të rënda në pasuritë e njerëzve dhe vënë në rrezik jetën e tyre”, tha Çako.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.