KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksion për rrënimin e objekteve pa leje në Rezallë të Zubin-Potokut

Aksion për rrënimin e objekteve pa leje në Rezallë të Zubin-Potokut

Sot në orët e mëngjesit ka nisur një aksion në Rezallë të Zubin Potokut, ndërsa po bëhet rrënimi i disa shtëpi-pushimeve të ndërtuara pa leje.

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, tha për Telegrafin se Policia po asiston Ministrinë e Mjedisit në zhvillimin e aksionit.

“Policia, përkatësisht njësitë përkatëse, janë duke asistuar në një aksion të inspektorëve të Ministrisë së Mjedisit”, ka konfirmuar për Telegrafin, Veton Elshani.

Ndryshe, edhe javë më parë janë zhvilluar aksione të tilla në veri të vendit.

Po ashtu pesë objekte të ndërtuara pa leje në pronë publike, në afërsi të Liqenit të Radoniqit në Gjakovë, janë rrënuar javë më parë nga Inspektorati Mjedisor. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.