KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prokuroria Speciale paralajmëron konferencë me aktakuzë për krime lufte në Prekaz

Prokuroria Speciale paralajmëron konferencë me aktakuzë për krime lufte në Prekaz

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sot, më 4 shtator, do të mbajë konferencë për media lidhur me dorëzimin e aktakuzës për krime lufte të kryera në lagjen e Jasharajve, në Prekaz të Skenderajt.

Sipas njoftimit të Sistemit Prokurorial, konferenca do të mbahet në ambientet e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Konferenca është paralajmëruar të nisë në ora 13:30, në katin e VI-të të objektit të Prokurorisë Speciale.

Në këtë konferencë pritet të bëhen të ditura detaje lidhur me aktakuzën për krimet e luftës të kryera në lagjen e Jasharajve në Prekaz. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.