KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mourinho e përjashton yllin e ekipit nga lista e Ligës së Kampionëve

Mourinho e përjashton yllin e ekipit nga lista e Ligës së Kampionëve

Ferland Mendy është përjashtuar nga lista prej 25 lojtarësh të Real Madridit për fazën e ligës së Ligës së Kampionëve 2026/27.

Mbrojtësi i majtë francez aktualisht është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi muskulor. Ai gjithashtu ka mbetur pas Marc Cucurella dhe Alvaro Carreras në listën e lojtarëve të Jose Mourinhos.

Sergio Martinez , i cili është transferuar nga Racing Santander, është shtuar në listën prej 25 lojtarëve për Ligën e Kampionëve.

Mesfushori 19-vjeçar mund të debutojë edhe me Real Madridin sonte në ndeshjen e La Ligës kundër Real Betisit.

Ndryshe, Los Blancos do të përballen me Interin javën e ardhshme në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.