Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Taylor Swift kryeson nominimet e iHeartRadio

    January 9, 2026

    Maresca favorit për të pasuar Guardiolën dhe ka zgjedhur tashmë yllin që dëshiron te Man City

    January 9, 2026

    Gjashtë deputetët e AAK-së në legjislaturën e re

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Taylor Swift kryeson nominimet e iHeartRadio
    • Maresca favorit për të pasuar Guardiolën dhe ka zgjedhur tashmë yllin që dëshiron te Man City
    • Gjashtë deputetët e AAK-së në legjislaturën e re
    • Zgjedhjet e 28 dhjetorit, këta janë 15 deputetët e LDK-së
    • Gigi Hadid vjen me një ndryshim drastik në pamje
    • 20.19 për qind të votave, këta janë 22 deputetët e PDK-së në legjislaturën e re
    • Përgatiten shtigjet e skijimit në Kodrën e Diellit
    • Kjo është lista e 57 deputetëve të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, January 9
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Diaspora voton, pamje nga votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

    Diaspora voton, pamje nga votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

    korrektpressBy korrektpressDecember 27, 2025 Votimi i diasporës 3 Mins Read
    Diaspora voton, pamje nga votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
    Diaspora voton, pamje nga votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës ka nisur në ora 07:00 procesi i votimit për qytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit, ndërsa do të jenë të hapura deri në ora 19:00.

    MPJD bën të ditur se deri në orën 09:00 kanë votuar 8.64% e votuesve të regjistruar.

    “Procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të rregullt, në përputhje me procedurat e përcaktuara, ndërsa në shumë nga këto përfaqësi, po shënohet pjesëmarrje e lartë e qytetarëve, e cila dëshmon për angazhimin qytetar dhe lidhjen e fortë që mërgata jonë ka me atdheun.

    Procesi i votimit zhvillohet në 40 vendvotime që u përkasin 16 ambasadave dhe 13 konsullatave të Kosovës në 18 shtete të ndryshme.

    Siç thuhet në njoftim Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në koordinim të vazhdueshëm me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe përfaqësitë diplomatike, po ndjek nga afër mbarëvajtjen e procesit, duke siguruar kushte të përshtatshme për ushtrimin e së drejtës së votës për të gjithë qytetarët tanë jashtë vendit”, thuhet në njoftim.

    Disa nga ambasadat e Kosovës kanë publikuar fotografi nga procesi i votimit.

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë ka njoftuar se që nga ora 07:00 ka nisur procesi i votimit për qytetarët e Republikës së Kosovës të regjistruar për votim pranë kësaj Ambasade.

    Votimi zhvillohet nga ora 07:00 deri në ora 19:00, në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

    “Ftohen të gjithë votuesit e regjistruar që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor”, thuhet në njoftim.

    Për ushtrimin e së drejtës së votës, votuesit duhet të jenë të regjistruar për votim në Ambasadë dhe të posedojnë një nga dokumentet zyrtare të identifikimit të Republikës së Kosovës: letërnjoftim, pasaportë ose patentë shoferi, edhe në rast se dokumenti ka afat të skaduar.

    Fotografi nga procesi i përgatitjes për ditën e zgjedhjeve në diasporë ka publikuar edhe Ambasada e Kosovës në Slloveni.

    Edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka ftuar votuesit e regjistruar që të marrin pjesë në votim.

    “Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, procesi i votimit ka filluar në orën 07:00 dhe do të zgjasë deri në orën 19:00. Ftojmë të gjithë votuesit e regjistruar me sukses që të marrin pjesë në votim, duke shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

    Sipas rregullave të përcaktuara nga KQZ-ja, çdo votues duhet të jetë i regjistruar për votim në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës, dhe të posedojë një nga dokumentet identifikuese të Republikës së Kosovës: letërnjoftim, pasaportë ose patentë shoferi”, thuhet tutje. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Gjashtë deputetët e AAK-së në legjislaturën e re

    Zgjedhjet e 28 dhjetorit, këta janë 15 deputetët e LDK-së

    20.19 për qind të votave, këta janë 22 deputetët e PDK-së në legjislaturën e re

    Kjo është lista e 57 deputetëve të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje

    Përfundon numërimi i të gjithave votave, KQZ e gatshme të shpallë rezultatin përfundimtar

    Votat e fundit nga diaspora, këto janë rezultatet

    Rezultatet e votave të fundit nga diaspora, numërohen 20 kuti

    LEXO GJITHASHTU

    Taylor Swift kryeson nominimet e iHeartRadio

    January 9, 2026

    Maresca favorit për të pasuar Guardiolën dhe ka zgjedhur tashmë yllin që dëshiron te Man City

    January 9, 2026

    Gjashtë deputetët e AAK-së në legjislaturën e re

    January 9, 2026

    Zgjedhjet e 28 dhjetorit, këta janë 15 deputetët e LDK-së

    January 9, 2026
    TË TJERA

    Gigi Hadid vjen me një ndryshim drastik në pamje

    January 9, 2026

    20.19 për qind të votave, këta janë 22 deputetët e PDK-së në legjislaturën e re

    January 9, 2026

    Përgatiten shtigjet e skijimit në Kodrën e Diellit

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.