KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rexhaj: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje na dërgon automatikisht në zgjedhje

Rexhaj: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje na dërgon automatikisht në zgjedhje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj po vlerëson se nëse tentohet të bëhet konstituimi i Kuvendit pa një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit e dërgon vendin në zgjedhje.

Sipas tij, krejt kjo përpjekje që po bëhet, është që të evitohen zgjedhjet e reja.

“Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje e dërgon vendin atutomatikisht në zgjedhje”, tha Rexhaj në Kanal 10.

Rexhaj, ka komentuar edhe reagimet lidhur me kandidatin e përbashkët të VV-së dhe LDK-së, Bekim Sejdiun.

Ai tha se kundërshtimet ndaj kandidaturës së Sejdiut nuk lidhen me figurën e tij, por me kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.

“Askush prej tyre nuk e konteston figurën e Bekim Sejdiut. Problemin e kanë tek Albin Kurti. E nëse e ke problemin tek Kurti, pse ke qenë pro një diskutimi politik me VV-në?”, shtoi Rexhaj.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.