KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Historike për FSK-në, kadeti i QSU-së nis studimet me bursë në SHBA

Historike për FSK-në, kadeti i QSU-së nis studimet me bursë në SHBA

Për herë të parë në historinë e Qendrës për Studime Universitare (QSU), një kadet i kësaj qendre ka nisur studimet semestrale në Universitetin Norwich në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me bursë studimi.

Lajmi është bërë i ditur nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila e ka cilësuar këtë arritje si një moment të rëndësishëm për avancimin e edukimit ushtarak dhe akademik të kadetëve.

“Për herë të parë në historinë e Qendrës për Studime Universitare (QSU), një kadet i QSU-së po fillon studimet semestrale në Universitetin Norwich, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me bursë studimi”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Sipas FSK-së, kjo arritje dëshmon përkushtimin për zhvillimin e vazhdueshëm të edukimit ushtarak dhe akademik të kadetëve, duke krijuar mundësi për studime dhe përvoja ndërkombëtare.

FSK-ja ka vlerësuar gjithashtu vizionin e Komandantit të FSK-së, gjeneral Bashkim Jashari, dhe Komandantit të QSU-së, major Budeci, për avancimin e shkollimit ushtarak dhe zhvillimin profesional të kadetëve.

“Kjo mundësi është më shumë se një përvojë individuale akademike”, thuhet më tej në njoftim, duke nënvizuar rëndësinë e saj për krijimin e mundësive të reja për edukim dhe përvojë akademike ndërkombëtare./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.