KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia me kontrolle të shtuara në komunikacion, konstaton 189 shkelje nga këmbësorët

Policia me kontrolle të shtuara në komunikacion, konstaton 189 shkelje nga këmbësorët

MPB Maqedoni njofton se gjatë një kontrolli të përforcuar në trafik, të fokusuar në sjelljen e këmbësorëve, në të gjithë territorin e shtetit janë konstatuar gjithsej 189 shkelje.
Kontrolli është kryer nga Sektori për Punë të Trafikut të Ministrisë së Punëve të Brendshme më 2 shtator, në periudhën nga ora 10:00 deri në 15:00.
Numri më i madh i shkeljeve është regjistruar në zonën e SPB Shtipit – 57, më pas në SPB Manastir dhe SPB Strumicë me nga 32 shkelje, ndërsa në SPB Tetovë janë regjistruar 27 shkelje.
Nga numri i përgjithshëm, 159 shkelje kanë të bëjnë me kalimin e pasigurt të rrugës, përkatësisht kalimin jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë ose në vende që nuk janë të parashikuara për kalimin e këmbësorëve.
Nga MPB-ja informojnë se për të gjitha shkeljet e konstatuara janë ndërmarrë masat përkatëse, në përputhje me dispozitat ligjore.
Ministria paralajmëron vazhdimin e kontrolleve të përforcuara në trafik, me qëllim rritjen e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.
Nga MPB-ja u bëjnë thirrje këmbësorëve që t’i respektojnë rregullat e trafikut dhe rrugët t’i kalojnë ekskluzivisht në vendkalimet e shënuara për këmbësorë ose në vende të tjera të parashikuara për kalim të sigurt.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.