KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zelensky ‘shpërthen’ ndaj shërbimeve ukrainase pas përplasjes me armë në Kiev

Zelensky ‘shpërthen’ ndaj shërbimeve ukrainase pas përplasjes me armë në Kiev

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar ashpër pas përplasjes me armë mes dy prej strukturave më të rëndësishme të sigurisë së Ukrainës, SBU-së dhe GUR-it, incident që raportohet se la të plagosur tre zyrtarë.

SBU është shërbimi ukrainas i sigurisë së brendshme, ndërsa GUR është inteligjenca ushtarake që operon nën Ministrinë e Mbrojtjes dhe zhvillon gjithashtu operacione speciale, transmeton Telegrafi.

Sipas raportimeve, përplasja në Kiev lidhet me ndalimin nga SBU-ja të një drejtuesi të një njësie ruse kundër Kremlinit, e cila lufton në krah të Ukrainës dhe vepron nën mbikëqyrjen e GUR-it.

Zelensky e cilësoi incidentin si “absolutisht të turpshëm” dhe urdhëroi përfshirjen e prokurorëve dhe hetuesve për të zbardhur rrethanat e përplasjes. Në të njëjtën kohë, një zyrtar i lartë i SBU-së u shkarkua.

“Ukrainë, të shtënat lejohen vetëm kundër pushtuesve rusë, në mbrojtje të vendit. Shteti ynë nuk do ta konsiderojë asnjë përplasje tjetër me armë si diçka që dikush ka të drejtë ta bëjë”, deklaroi Zelensky.

Incidenti ka nxjerrë në pah tensione serioze mes dy strukturave ukrainase të sigurisë, në një kohë kur vendi vazhdon luftën kundër Rusisë dhe mbështetet në bashkëpunimin e ngushtë mes institucioneve të tij të inteligjencës dhe sigurisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.