KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Abdixhiku me ambasadorin gjerman diskuton situatën politike pas refuzimit të kandidatit për president

Abdixhiku me ambasadorin gjerman diskuton situatën politike pas refuzimit të kandidatit për president

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar zhvillimet aktuale politike në vend.

Sipas LDK-së, në takim vëmendje e veçantë i është kushtuar situatës së krijuar pas refuzimit të kandidatit të propozuar nga kjo parti për president të Republikës së Kosovës dhe pamundësisë për të përmbyllur procesin e zgjedhjes së presidentit.

Abdixhiku ka vlerësuar se dështimi i këtij procesi përbën një zhvillim të pafavorshëm për stabilitetin politik dhe funksionimin e institucioneve demokratike të Kosovës.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së partnerëve strategjikë të Kosovës për ruajtjen e stabilitetit institucional, konsolidimin demokratik dhe avancimin e agjendës euroatlantike të vendit.

Gjatë takimit është vlerësuar edhe rëndësia e marrëdhënieve të ngushta ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe bashkëpunimi në proceset që lidhen me zhvillimin demokratik dhe integrimin evropian të Kosovës.

Në fund, Abdixhiku ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë një prej partnerëve më të rëndësishëm strategjikë të vendit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.