KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama për dënimin e Sveçlës: Ministri që garanton rendin, u shpall fajtor për shkeljen e tij

Rama për dënimin e Sveçlës: Ministri që garanton rendin, u shpall fajtor për shkeljen e tij

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas shpalljes fajtor të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Rama, përmes një postimi, ka kritikuar pushtetin e drejtuar nga Albin Kurti, duke e cilësuar si paradoks faktin që ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë është shpallur fajtor nga drejtësia për një vepër që lidhet me përdorimin e armës.

“Ministri i Brendshëm i Kosovës që duhet ta garantojë rendin, është shpallur fajtor për shkeljen e tij”, ka shkruar Rama.

Ai ka pyetur qytetarët nëse e kuptojnë, siç e quan ai, “absurdin shtetëror” në të cilin është sjellë Kosova.

“A po e kuptoni në çfarë absurdi shtetëror na ka sjellë Albin Kurti?”, ka deklaruar Rama.

Sipas Ramës, ministri që ka për detyrë të garantojë sigurinë është dënuar nga drejtësia për përdorim të armës dhe mjetit të rrezikshëm.

“Ky është standardi i pushtetit që sot na flet për ligj, rend dhe shtet”, ka shkruar ai.

Rama e ka përmbyllur reagimin e tij me kritika të ashpra ndaj pushtetit, duke e cilësuar situatën si “absurde” dhe “të turpshme”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.