Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit të realizuar ndaj personave të dyshuar në Skenderaj, janë gjetur dhe konfiskuar 11.9 gramë substancë e dyshuar narkotike.
Po ashtu, gjatë kontrollit janë gjetur edhe një mjet për bluarje (blinder), si dhe dy pako me letra për mbështjellje (rizla).
“Gjatë kontrollit të realizuar ndaj personave të dyshuar, janë gjetur dhe konfiskuar 11.9 gramë substancë e dyshuar narkotike, një mjet për bluarje (blinder), si dhe dy pako me letra për mbështjellje (rizla)”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/
