KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dyshohet se vodhi kamerën e sigurisë në xhami dhe një biçikletë, arrestohet një person në Vushtrri

Dyshohet se vodhi kamerën e sigurisë në xhami dhe një biçikletë, arrestohet një person në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në dy raste të veprës penale “Vjedhje”, të ndodhura gjatë muajit gusht në Vushtrri.

Sipas Policisë, hetuesit e Stacionit Policor në Vushtrri kanë ndërmarrë veprime hetimore, përmes të cilave kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin dhe të sigurojnë prova lidhur me rastet.

“Në dy raste të ndryshme, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Vjedhje’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në njërin rast, cak i vjedhjes ka qenë një objekt fetar – xhami, nga ku dyshohet se është vjedhur një kamerë sigurie.

Në rastin tjetër, Policia ka bërë të ditur se është raportuar vjedhja e një biçiklete.

“Disa nga sendet e vjedhura janë gjetur dhe u janë kthyer pronarëve të tyre”, ka njoftuar Policia.

Pas intervistimit, i dyshuari, në konsultim me prokurorin kompetent, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, hetimet lidhur me të dyja rastet janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.