KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rrezarta Krasniqi i reagon Abdixhikut: Fajtoren për rezultatin e vitit 2020 e kandidove për Presidente

Rrezarta Krasniqi i reagon Abdixhikut: Fajtoren për rezultatin e vitit 2020 e kandidove për Presidente

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas deklaratave të tij të fundit pas refuzimit të gjashtë deputetëve të LDK-së për të votuar kandidatin e propozuar për president, Bekim Sejdiu.

Krasniqi ka komentuar në postimin e Abdixhikut, duke e kritikuar për vendimet e tij politike dhe duke iu referuar rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e vitit 2020.

“Fajtoren për rezultatin e vitit 2020 e kandidove për Presidente dhe marrëveshjen me Albinin po e bën për këshilltarin e saj. Dritë do të ketë”, ka shkruar Krasniqi.

Reagimi i saj vjen pas deklaratave të Abdixhikut se LDK-ja nuk kishte pasur marrëveshje qeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se zgjedhjet e reja nuk kishin qenë pjesë e agjendës së LDK-së.

Krasniqi, përmes këtij komenti, ka vënë në pikëpyetje qëndrimet e kryetarit të LDK-së, duke rikthyer në vëmendje përplasjet dhe zhvillimet e brendshme në partinë e drejtuar nga Abdixhiku. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.