KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Inspektime në shtatë qytete për shitjen e cigareve pranë shkollave – shqiptohen gjoba dhe sekuestrohen produkte

Inspektime në shtatë qytete për shitjen e cigareve pranë shkollave – shqiptohen gjoba dhe sekuestrohen produkte

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka zhvilluar sot inspektime në terren lidhur me shitjen e cigareve dhe cigareve elektronike në afërsi të institucioneve arsimore.

Sipas një njoftimi për media thuhet se gjatë aksionit janë realizuar gjithsej 20 inspektime në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Gjakovë, Podujevë, Ferizaj dhe Pejë.

Si rezultat i inspektimeve, 3 lëndë janë dërguar në procedurë, është shqiptuar një gjobë, ndërsa në një rast është bërë edhe sekuestrimi i cigareve, cigareve elektronike dhe produkteve të tjera të ndërlidhura.

Inspektimet kanë për qëllim zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe parandalimin e shitjes së produkteve të duhanit dhe cigareve elektronike në afërsi të shkollave, veçanërisht për mbrojtjen e të miturve.

IQMT do të vazhdojë me inspektimet në terren në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim të respektimit të ligjit, mbrojtjes së konsumatorëve dhe krijimit të një tregu të sigurt dhe të rregullt. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.