KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zyrtare: Emir Sahiti transferohet te Hannover 96

Zyrtare: Emir Sahiti transferohet te Hannover 96

Emir Sahiti ka gjetur klubin e ri dhe do të vazhdojë karrierën te Hannover 96. Sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës është larguar nga Hamburger SV për t’iu bashkuar skuadrës së Hannoverit, që garon në Bundesliga 2.

Sahiti, 27 vjeç, largohet nga HSV një vit para përfundimit të kontratës së tij, ndërsa transferimi i tij te Hannover 96 është konfirmuar gjatë ditës së sotme.

Kosovari iu bashkua Hamburgut në vitin 2024, pasi u transferua nga Hajduk Split. Me fanellën e klubit gjerman ai zhvilloi 26 paraqitje, duke realizuar tre gola dhe duke dhuruar dy asistime.

Gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar, Sahiti ishte huazuar te Maccabi Tel Aviv, ndërsa pas rikthimit të tij te HSV, palët vendosën që ai të kërkonte një sfidë të re në karrierë.

Para aventurës në Gjermani, Sahiti kishte kaluar disa vite të suksesshme te Hajduk Split, ku zhvilloi 121 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 18 gola dhe duke regjistruar 16 asistime.

Tani, 27-vjeçari nis një kapitull të ri në karrierë, duke mbetur në futbollin gjerman dhe duke synuar të ketë një rol të rëndësishëm te Hannover 96. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.