KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Briken Calja fiton të artën dhe të bronztën në dy gara të peshëngritjes në ‘Taranto 2026’

Briken Calja fiton të artën dhe të bronztën në dy gara të peshëngritjes në ‘Taranto 2026’

Reprezentuesi i Shqipërisë, Briken Calja ëhtë shpallur kampion i Lojërave Mesdhetare Taranto 2026.

Sportisti i Team Albania ishte në një formë të shkëlqyer, duke dominuar garën në peshëngritje dhe duke dhuruar një performancë fantastike.

Në shkëputje, Calja realizoi tri prova të pastra, duke ngritur 147 kg, 152 kg dhe 154 kg. Një paraqitje e jashtëzakonshme që i siguroi medaljen e artë, ndërsa njëkohësisht theu 3 rekorde mesdhetare.

Në shtytje, Brikeni ngriti 184 kg theu rekordin mesdhetar të stilit dhe siguroi edhe në këtë disiplinë medaljen e bronztë.

Ndryshe, kjo ishte medalje e gjashtë për Shqipërinë në ‘Taranto 2026’, duke fituar dy të arta, një të argjendtë dhe tri të bronzta. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.