KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Kjo është mbresëlënëse”, Victoria Beckham vlerëson pasionin e Davidit për kopshtarinë

“Kjo është mbresëlënëse”, Victoria Beckham vlerëson pasionin e Davidit për kopshtarinë

David Beckham dhe Victoria Beckham kanë sjellë humor në rrjetet sociale me një përditësim nga kopshti i tyre në Cotswolds, pas kthimit nga Festivali i Reading, ku çifti ishte për të parë performancën e djalit të tyre, Cruz.

Ish-futbollisti 51-vjeçar, i cili prej kohësh është apasionuar pas kopshtarisë, i tregoi Victorias prodhimet e tij, mes të cilave kumbulla, hudhra, qepë dhe një kungull me formë të pazakontë.

Victoria mbeti e habitur nga pamja e kungullit, duke pyetur: “Çfarë është ai, David?”, ndërsa ai iu përgjigj se ishte një kungull, shkruan DailyMail.

Batutat vazhduan teksa Victoria komentoi edhe qepën e njomë dhe David u mburr me madhësinë e saj.

“Nuk është aq e madhe sa të tjerat”, e ngacmoi ajo, duke shkaktuar një tjetër shkëmbim humoristik mes çiftit.

David më pas tregoi me krenari edhe hudhrën e rritur në kopsht, për të cilën Victoria tha se ishte “mbresëlënëse”.

Në një moment tjetër, David u përpoq të shkulte një karotë që nuk po dilte nga toka. Victoria e këshilloi të përdorte të dyja duart dhe më pas bëri shaka për “tensionin” e momentit.

Çifti, i martuar prej më shumë se dy dekadash, duket se po shijon kohën në shtëpinë e tyre në Cotswolds, me Davidin gjithnjë e më të përfshirë në kujdesin për kopshtin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.