KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Kongresisti amerikan mbi njoftimin e funeralit të Mladiqit me nderime shtetërore: Sikur Gjermania po ia jepte ato Hitlerit

Kongresisti amerikan mbi njoftimin e funeralit të Mladiqit me nderime shtetërore: Sikur Gjermania po ia jepte ato Hitlerit

Përfaqësuesi republikan në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Joe Wilson, komentoi mbi njoftimet se Serbia mund të organizojë një funeral për kriminelin e dënuar të luftës Ratko Mladiq me nderime ushtarake dhe shtetërore.

Ky kongresist bëri një koment jashtëzakonisht të ashpër në të cilin e kritikoi drejtpërdrejt presidentin serb Aleksandar Vuçiq, transmeton Telegrafi.

“Është e paimagjinueshme që Vuçiq planifikon ta varrosë kriminelin e luftës Mladiq me nderime shtetërore. Është sikur Gjermania po i jepte nderime shtetërore (Adolf) Hitlerit”, shkroi Wilson.

Ai njihet si një nga kritikët më të mëdhenj të Vuçiqit dhe regjimit në pushtet në Serbi.

Wilson kështu paraqiti një projektligj në Kongres të quajtur “Serbia”, në të cilin i kërkoi shprehimisht qeverisë amerikane të rrisë presionin mbi regjimin në Serbi.

Projektligji gjithashtu kërkon vendosjen e sanksioneve dhe ndalimin e udhëtimit në SHBA për të gjithë personat që minojnë paqen, stabilitetin dhe integritetin territorial të vendeve të Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.