Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur të hënën marrëveshje për kandidatin e përbashkët për President të Republikës së Kosovës.
Kandidati i dakorduar është profesori doktor Bekim Sejdiu, emër jo-partiak, i cili ka pranuar kandidaturën dhe ka deklaruar se është vënë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.
Marrëveshja është arritur pas takimeve të vazhdueshme ndërmjet kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Menjëherë pas publikimit të marrëveshjes kanë nisur edhe reagimet politike.
Derisa disa figura e kanë mirëpritur dhe mbështetur kandidaturën e Sejdiut, brenda LDK-së janë shfaqur edhe kundërshtime.
Telegrafi do t’ju sjell të gjitha zhvillimet, deklaratat dhe reagimet pas marrëveshjes.
31/08/2026 15:22- Bekim Sejdiu pranon kandidaturën për president
Bekim Sejdiu ka konfirmuar se ka pranuar propozimin për të kandiduar për president të Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur pajtueshmëri për emrin e tij.
Për të lexuar deklaratën e plotë të tij: Kliko këtu.
31/08/2026 15:17- Zyrtarizohet marrëveshja LVV-LDK, Bekim Sejdiu propozohet për president
Profesori doktor Bekim Sejdiu është emri për të cilin janë dakorduar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në kuadër të diskutimeve për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Abdixhiku ka bërë të ditur para mediave pas takimit me Kurtin se nga 9 korriku janë zhvilluar takime dhe diskutime të vazhdueshme për çështjen e presidentit.
Ai tha se bisedimet nuk kanë qenë të lehta, por kanë qenë shteruese dhe se palët kanë qenë të përkushtuara për të gjetur një emër konsensual.
Më shumë kliko KËTU.
