Kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë nisur takimin e radhës në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Takimi po zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.
Para mediave, para fillimit të takimit Kurti ka deklaruar se të dyja palët kanë vullnet për të gjetur një zgjidhje, ndërsa ka thënë se ekzistojnë edhe mundësi reale për pajtueshmëri.
“E kemi vullnetin e mirë, i kemi mundësitë reale. Tash po ecim përpara siç po e shihni dhe urojmë të mbërrijmë në një marrëveshje”, ka deklaruar Kurti.
Ky është takimi i radhës mes Kurtit dhe Abdixhikut, ndërsa zhvillimet e sotme pritet të tregojnë nëse palët do të arrijnë pajtueshmëri për çështjen e presidentit. /Telegrafi/
