KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Takim i ri Kurti-Abdixhiku, a do të ketë marrëveshje?

Takim i ri Kurti-Abdixhiku, a do të ketë marrëveshje?

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë sot një takim të ri në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe gjetjen e një marrëveshjeje për presidentin e ri të Kosovës.

Sipas informacioneve të Telegrafit, takimi pritet të mbahet në ora 12:00.

Kurti dhe Abdixhiku janë takuar disa herë ditëve të fundit, ndërsa diskutimet mes tyre janë përqendruar kryesisht në gjetjen e një zgjidhjeje për zgjedhjen e presidentit dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.

Takimi i fundit mes dy liderëve u zhvillua të shtunën mbrëma, por pas përfundimit të tij nuk pati detaje konkrete rreth përmbajtjes së bisedimeve.

Kurti deklaroi shkurt se do të ketë lajme kur të ketë rezultate.

Palët deri më tani nuk kanë bërë të ditur nëse kanë arritur ndonjë pajtim rreth emrit të presidentit, ndërsa takimi i sotëm pritet të jetë një tjetër përpjekje për të gjetur një marrëveshje politike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.