KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pas incidentit me sëpatë në parkun e fëmijëve, e dyshuara ndalohet për 48 orë – pritet caktimi i paraburgimit

Pas incidentit me sëpatë në parkun e fëmijëve, e dyshuara ndalohet për 48 orë – pritet caktimi i paraburgimit

Policia e Kosovës ka intervenuar të dielën pas një informate se një grua dyshohej se po kërcënonte fëmijët me sëpatë në një park të fëmijëve në Prishtinë, ndërsa po dëmtonte edhe pajisjet e parkut.

Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur të dyshuarën, ndërsa gjatë intervenimit i është sekuestruar një sëpatë.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Telegrafin se, pas pranimit të informacionit nga Policia e Kosovës, prokurori kujdestar ka urdhëruar ndalimin e një personi me inicialet V.B. për 48 orë.

E dyshuara po hetohet nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Kanosja”, nga neni 181 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, nga neni 321 i KPRK-së.

“Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e ndonjërës prej masave të sigurimit në procedurë penale ndaj të pandehurës”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për Telegrafin.

Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.