KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, kërkojnë fundin e krizës institucionale

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, kërkojnë fundin e krizës institucionale

Grupi Parlamentar i PDK-së, së bashku me anëtarë të Kryesisë, asamblistë, drejtorë dhe aktivistë nga Skenderaj dhe Istogu, kanë qëndruar sot para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke vazhduar aksionin e tyre opozitar.

Përmes këtij aksioni, PDK-ja ka përsëritur kritikat ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke kërkuar kthimin e institucioneve në funksion dhe tejkalimin e krizës politike.

“Kosova nuk mund të vazhdojë të mbahet në krizë. Çdo ditë e bllokadës institucionale e thellon krizën e shtetit dhe rëndon pasojat për qytetarët”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Partia ka adresuar mesazh të drejtpërdrejtë ndaj Kurtit, duke i kërkuar të heqë dorë nga ajo që e cilëson si bllokadë dhe të kthehet në Kuvend.

“Mesazhi ynë për deputetin Kurti është i qartë: hiq dorë nga bllokada, kthehu në Kuvend dhe mos e mbaj vendin në krizë për interesa politike”, thuhet më tej në reagim.

PDK-ja ka deklaruar se nuk do të ndalet së kërkuari rikthimin e normalitetit institucional.

“Nuk do të zmbrapsemi në mbrojtje të shtetit, Kushtetutës dhe interesit të qytetarëve”, ka theksuar PDK-ja.

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës kanë zhvilluar edhe në javët e kaluara aksione të ngjashme, duke bllokuar hyrjen në objektin e Qeverisë dhe duke kërkuar tejkalimin e ngërçit institucional.

Ky aksion i opozitës po përsëritet prej disa javësh, ndërsa deputetëve të PDK-së u janë bashkuar në ditë të ndryshme edhe deputetë të Aleancës, si dhe asamblistë, drejtorë e aktivistë të partisë nga komuna të ndryshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.