KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gruaja dyshohet se sulmoi fëmijët me sëpatë në një park në Prishtinë

Gruaja dyshohet se sulmoi fëmijët me sëpatë në një park në Prishtinë

Policia e Kosovës ka intervenuar të dielën pas marrjes së informatës se një grua po sulmonte fëmijët me sëpatë në një park të fëmijëve në Prishtinë.

Sipas Policisë, e dyshuara një grua kosovare dyshohet se përveç sulmit ndaj fëmijëve, ishte duke dëmtuar edhe pajisjet e parkut.

Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka takuar të dyshuarën.

Gjatë intervenimit, nga ajo është sekuestruar një sëpatë.

Me urdhër të prokurorit, pas inicimit të rastit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar për “Kanosje” dhe “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë” dhe mbetet nën procedurë hetimore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.