KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

KRU “Mitrovica” njofton për intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, në këto zona

KRU “Mitrovica” njofton për intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, në këto zona

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në disa lokacione në Mitrovicë dhe fshatrat përreth.

Punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Shaqir Avdiu”, “Ylfete Humolli”, “Sokol Preteni” dhe “Halit Ahmeti”, si dhe në fshatrat Koshtovë, Shupkofc, Pirrq dhe Zhazhë.

Ndërsa, intervenime në rrjetin e kanalizimit do të kryhen në rrugët “11 Marsi”, “Xhorxh Villiams” dhe “Mbreti Petar”, si dhe në Frashër të Vogël.

KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Kompania ka bërë të ditur se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt. Në raste të tilla, konsumatorëve u është kërkuar që ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.