KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përfunduan punimet për efiçiencë të energjisë në dy shkolla në Prishtinë

Përfunduan punimet për efiçiencë të energjisë në dy shkolla në Prishtinë

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, në shkollat e Mramorit dhe Grashticës në Prishtinë kanë përfunduar punimet në kuadër të investimeve për rritjen e efiçiencës së energjisë.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, në këto dy shkolla janë përfunduar punimet në fasada, kulme dhe dritare. Investimet synojnë përmirësimin e kushteve infrastrukturore për nxënësit dhe mësimdhënësit, si dhe rritjen e efiçiencës energjetike të objekteve shkollore.

Drejtoria e Arsimit ka bërë të ditur se investimet në infrastrukturën arsimore do të vazhdojnë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, përfshirë lagjet dhe fshatrat e Prishtinës.

Punimet janë realizuar në kuadër të investimeve për përmirësimin e kushteve në institucionet arsimore dhe synojnë që objektet shkollore të ofrojnë kushte më të mira dhe më të qëndrueshme për komunitetin shkollor.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.