KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Do të doja shumë të zbuloja kush e nisi”, Rita Ora flet për thashethemet se ishte “Becky” në këngën e Beyonce-s

“Do të doja shumë të zbuloja kush e nisi”, Rita Ora flet për thashethemet se ishte “Becky” në këngën e Beyonce-s

Rita Ora ka folur sërish për thashethemet e vjetra që e lidhnin atë me “Becky with the good hair”, personazhin misterioz të përmendur nga Beyonce në këngën “Sorry”, në vitin 2016.

Spekulimet nisën pasi fansat vunë re se Rita kishte publikuar një fotografi me të brendshme me motive limoni dhe një varëse që dukej si shkronja “J”.

Teoritë u përforcuan edhe më tej pasi ajo u shfaq në një festë pas Met Gala me një karficë ku shkruhej “Not Becky”.

Rita i ka mohuar gjithmonë këto pretendime. Në një intervistë të fundit, ajo tha se do të donte të zbulonte se kush e nisi thashethemin: “Nuk e di kush e nisi gjithë atë dramë me Becky-n, por do të doja shumë të zbuloja se kush ishte”.

Këngëtarja kujtoi gjithashtu se varësja nuk ishte me shkronjën “J”, por me “R”, e cila ishte fotografuar në mënyrë të tillë që dukej ndryshe. “Ishte rastësi. As që e mendova, betohem”, u shpreh ajo.

Rita shtoi se në gjithë këtë histori kishte një tendencë për ta kthyer situatën në “një grua kundër një gruaje”, ndërsa sipas saj, asnjëra prej tyre nuk kishte asgjë për të fituar nga këto spekulime. /Telegrafi/

Rita Ora

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.