KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Zjarri në Pelister është lokalizuar, por rreziku nuk ka kaluar

Zjarri në Pelister është lokalizuar, por rreziku nuk ka kaluar

Pavarësisht lokalizimit të zjarrit, ekipet mbeten në terren për shkak të rrezikut që flakët të riaktivizohen. Në shuarjen e zjarrit sot është përfshirë edhe një helikopter i ushtrisë, i cili po ofron mbështetje ajrore për njësitë e vendosura në pikat kritike.

Pas një nate të vështirë dhe një beteje që zgjati disa orë me flakët, zjarri në Pelister është lokalizuar plotësisht. Megjithatë, rreziku i riaktivizimit dhe përhapjes së tij mbetet i madh dhe do të varet në masë të konsiderueshme nga kushtet atmosferike.

Gjatë ndërhyrjes janë lënduar dy pjesëtarë të njësive që morën pjesë në shuarjen e zjarrit. Sipas informacioneve nga terreni, gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Në shuarjen e zjarrit morën pjesë ekipet e NP “Pelister”, njësitë zjarrfikëse të Manastirit dhe Resnjës, me mbështetjen e ekipit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe ekipet me personel dhe mekanizim të ndërmarrjeve publike të Manastirit dhe kompanive private. Në terren morën pjesë edhe ekipet e Shoqatës Vullnetare të Zjarrfikësve “Arhangell”.

Pavarësisht lokalizimit të zjarrit, ekipet mbeten në terren për shkak të rrezikut që flakët të riaktivizohen. Në shuarjen e zjarrit sot është përfshirë edhe një helikopter i ushtrisë, i cili ofron mbështetje ajrore për njësitë e vendosura në pikat kritike.
Gjatë ditës pritet të mbërrijnë në terren edhe pjesëtarë të Shoqatës Vullnetare të Zjarrfikësve nga Koçani, si dhe dy avionët “Air Tractor”, me çka do të përforcohen më tej kapacitetet për përballimin e zjarrit.

Autoritetet mbeten në gjendje gatishmërie të shtuar, pasi kushtet atmosferike do të jenë vendimtare për të përcaktuar nëse zjarri i lokalizuar do të mbetet nën kontroll.

“Gjendja me zjarrin që përfshiu Parkun Kombëtar ‘Pelister’ është stabile këtë mëngjes. Zjarri është lokalizuar, por rreziku i përhapjes së tij mbetet i madh. Gjatë paradites do të ndërhyhet me helikopter, si dhe me dy avionë ‘Air Tractor’”, deklaroi drejtori i NP “Pelister”, Ivanço Toshevski.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.