KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Bella dhe Gigi Hadid sjellin stilin kauboj në setin e ri fotografik

Bella dhe Gigi Hadid sjellin stilin kauboj në setin e ri fotografik

Bella Hadid është shfaqur në një tjetër projekt të modës, këtë herë krah motrës së saj, Gigi Hadid, për fushatën e re të markës Guest In Residence.

Modelja 29-vjeçare u shfaq me një stil të frymëzuar nga kaubojët, duke kombinuar këmisha, xhinse, çizme dhe kapele kauboji.

Në disa prej fotografive, Bella dhe Gigi pozuan së bashku në një ambient rural, mes kuajve, duke sjellë një atmosferë tërësisht perëndimore, shkruan DailyMail.

Bella zgjodhi një këmishë kafe me vija të kuqe dhe një kapelë në të njëjtën nuancë, ndërsa në një tjetër pamje u shfaq me këmishë të bardhë, xhinse blu dhe kapelë të bardhë. Gigi, nga ana tjetër, u shfaq me një xhaketë blu me kuadrata dhe pantallona të bardha.

“Dita perfekte për vajzat”, shkroi Bella krahas imazheve të publikuara në rrjetet sociale, duke treguar edhe një herë afërsinë me motrën e saj.

Fushata vjen pas një periudhe të ngarkuar për Bellën, e cila së fundmi u bë edhe ambasadore e markës Alo për fushatën e re.

Modelja ka folur gjithashtu për mënyrën se si ka ndryshuar këndvështrimi i saj ndaj suksesit, duke thënë se sot vlerëson më shumë kohën për veten, njerëzit e dashur dhe qetësinë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.