KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Perrie Edwards i jep fund bashkëpunimit 15-vjeçar me menaxhmentin dhe Sony-n

Perrie Edwards i jep fund bashkëpunimit 15-vjeçar me menaxhmentin dhe Sony-n

Perrie Edwards raportohet se është ndarë nga menaxhmenti i saj, Modest Management, si dhe nga shtëpia diskografike Sony, pas rreth 15 vitesh bashkëpunim.

Sipas raportimeve, këngëtarja 33-vjeçare ka refuzuar mundësinë për të realizuar albumin e saj të dytë me Columbia Records, duke vendosur të nisë një kapitull të ri në karrierën solo, shkruan DailyMail.

Ajo tashmë është bashkuar me Various Artists Management, kompania që menaxhon edhe artistë si Tom Grennan dhe Melanie Chisholm.

Një burim pranë këngëtares tha se Perrie po ndërton një ekip të ri dhe ka nisur punën për albumin e saj të dytë.

Vendimi vjen pasi ajo, pas më shumë se një dekade me Sony dhe Modest Management, ka ndjerë se ishte koha për një ndryshim dhe për një drejtim të ri krijues.

Perrie nisi karrierën solo në vitin 2024 me këngën “Forget About Us”, e cila u rendit në dhjetëshen e parë në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi i saj debutues, “Perrie”, u publikua vitin e kaluar.

Këngëtarja u bë e njohur në vitin 2011 si pjesë e Little Mix, grupit që fitoi “The X Factor”. Pas më shumë se një dekade së bashku, anëtaret e grupit – Perrie Edwards, Leigh-Anne Pinnock, Jade Thirlwall dhe Jesy Nelson – nisën rrugëtimet e tyre individuale në muzikë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.