KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Dy persona humbin jetën në Shkodër, pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike

Dy persona humbin jetën në Shkodër, pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike

Dy persona kanë humbur jetën mbrëmjen e së shtunës në një ngjarje të rëndë të ndodhur në fshatin Karmë të Vaut të Dejës, Qarku Shkodër.

Sipas Policisë, dy personat kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të një lokali.

Fillimisht, nga kontakti me rrymën elektrike ka humbur jetën Sokol Preka, 40 vjeç, i cili punonte si roje i lokalit.

Ndërkaq, elektricisti David Deda, 46 vjeç, i cili gjithashtu ishte në kontakt me rrymën, ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.