Zjarrfikësit në Kolorado u thirrën në një shtëpi pasi një ari hyri me forcë, shkatërroi pjesë të brendshme të saj dhe shkaktoi zjarr në kuzhinë.
Ngjarja ndodhi në Mount Crested Butte.
Dy banorë ndodheshin brenda kur ariu theu derën dhe një xham në hyrje për t’u futur brenda.
Pasi hyri, kafsha rrëzoi mobilie dhe sende të ndryshme, përpara se të kalonte në kuzhinë.
Aty shkatërroi frigoriferin, shpërndau mbeturinat dhe theu një mbajtëse druri për enët.
Mbajtësja përfundoi mbi shporetin elektrik, i cila ishte ndezur, duke marrë flakë dhe duke mbushur shtëpinë me tym.
Banorët telefonuan policinë pasi ariu nisi të gërvishtte derën e dhomës së tyre. Kur mbërritën, policët e gjetën kafshën duke tentuar të thyente një dritare.
Për shkak të sjelljes agresive të ariut, zjarrit aktiv dhe vështirësisë për të hyrë në shtëpi, policia e qëlloi kafshën dhe më pas zjarri u shua.
