KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

DMSH: Largohen granata të rrezikshme nga luftërat e kaluara në një zonë të përfshirë nga zjarri

DMSH: Largohen granata të rrezikshme nga luftërat e kaluara në një zonë të përfshirë nga zjarri

Një piroteknik i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në territorin e fshatit Meglenci, në Komunën e Novacit, ka larguar në mënyrë të sigurt dy granata artilerie të kalibrave 75 mm dhe 155 mm, të mbetura nga Lufta e Parë Botërore. Granatat u gjetën në një zonë që ishte përfshirë nga zjarri në Mariovë disa ditë më parë, njoftoi sot DMSH-ja.

“Municionet e pashpërthyera, përkatësisht granatat, u nxorën nga një zonë që më herët ishte përfshirë nga zjarri, por ato nuk shpërthyen nga flakët. Granata të tilla dhe mjete të tjera shpërthyese paraqesin një rrezik shtesë për të gjithë ata që ndodhen në një rajon ku gjenden mjete të tilla, veçanërisht kur ai rajon është përfshirë nga zjarri”, thuhet në njoftimin e DMSH-së.

Granatat ishin zbuluar nga pjesëtarë të Njësisë Territoriale Kundër Zjarreve të Manastirit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.