KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Bleona Qereti shkëlqen në bikini të arta, ekspozon format trupore gjatë pushimeve luksoze

Bleona Qereti shkëlqen në bikini të arta, ekspozon format trupore gjatë pushimeve luksoze

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me disa fotografi të publikuara nga pushimet e saj.

Interpretuesja e hitit “Mandarine” është shfaqur e veshur me një palë bikini njëpjesëshe në ngjyrë ari, duke vënë në pah format e saj trupore.

Bleona është kujdesur që në këto fotografi të theksojë linjat e saj, ndërsa nuk ka zbuluar se cili është destinacioni ku po i shijon këto ditë pushimi.

Me kalimin e viteve, këngëtarja ka ruajtur një figurë të dallueshme në skenën shqiptare, ndërsa paraqitjet e saj ekstravagante dhe të guximshme vazhdojnë të marrin vëmendje të madhe.

Edhe këtë herë, fotografitë e saj kanë nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët nuk kanë kursyer komplimentet për paraqitjen e artistes. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.