KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Nis zyrtarisht përgatitja për ‘Big Brother VIP Kosova 5’, Alaudin Hamiti zbulon detajet e para: Kasti më i fuqishëm deri sot

Nis zyrtarisht përgatitja për ‘Big Brother VIP Kosova 5’, Alaudin Hamiti zbulon detajet e para: Kasti më i fuqishëm deri sot

Përgatitjet për edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” kanë nisur zyrtarisht, ndërsa produksioni tashmë ka filluar punën për përzgjedhjen e konkurrentëve që do të bëhen pjesë e sezonit të ri.

Moderatori i programit, Alaudin Hamiti, ka ndarë detajet e para nga prapaskenat, duke ngjallur kureshtjen e publikut për emrat që mund të hyjnë këtë vit në shtëpinë më të komentuar në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alaudini ka publikuar një fotografi ku shihet një tabelë me portrete të disa prej konkurrentëve të ardhshëm, mirëpo fytyrat dhe identitetet e tyre janë mbuluar me efekt mjegullues.

Krahas fotografisë, ai ka shkruar: “Prapa këtij blluri fshihen emrat dhe fytyrat që do të pushtojnë çdo bisedë tuajën këtë sezon. Kasti më i fuqishëm deri sot”.

Foto: Alaudin Hamiti/InstaStory

Duket se produksioni ka nisur tashmë fazën intensive të përzgjedhjes së banorëve, ndërsa Alaudini e ka krahasuar ndërtimin e kastit me një “vepër arti”.

Kjo lë të kuptohet se për edicionin e pestë po synohet një kombinim i profileve dhe karaktereve të ndryshme, me qëllim krijimin e sa më shumë dinamikave, përplasjeve dhe historive brenda shtëpisë.

Megjithatë, emrat e konkurrentëve mbeten ende mister, ndërsa as data zyrtare e nisjes së sezonit të ri nuk është bërë publike.

Paralajmërimi i moderatorit ka mjaftuar që fansat e formatit të nisin menjëherë spekulimet për personazhet që mund të jenë pjesë e kastit të “Big Brother VIP Kosova 5”.

Nëse premtimi i Alaudinit për “kastin më të fuqishëm deri sot” do të realizohet, mbetet të shihet gjatë javëve në vijim, kur pritet të zbulohen gradualisht emrat që do të hyjnë në shtëpinë e edicionit të pestë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.