KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dardan Cena dhe Akil Gjakova kualifikohen në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026

Dardan Cena dhe Akil Gjakova kualifikohen në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026

Nisje e mbarë e xhudistët e Kosovës, Akil Gjakova dhe Dardan Cena, të cilët janë kualifikuar në çerekfinale të garave të xhudos në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Xhudisti që nisi i para garat është Dardan Cena, i cili e ka kaluar pengesën e parë në Lojëra Mesdhetare në kategorinë e tij deri në 81 kilogramë në xhudo.

Cena arriti ta mposht me ‘yuko’ spanjollin Jose Maria Mendiola, edhe përkundër një lufte të fortë.

Me këtë fitore, Cena u kualifikua në çerekfinale, ku do përballet me xhudistin e Serbisë, Mihajlo Simin.

Edhe Akil Gjakova ka fituar ndeshjen e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë duke mposhtur qipriotin Andreou Kyprianos.

Gjakova arriti të fitojë me ‘yuko’ në kohën shtesë, duke siguruar kalimin në çerekfinale.

Në çerekfinale, Akili do të përballet me xhudistin nga Franca, Maxime Gobert. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.