KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Emily Ratajkowski publikon fotografi nga pushimet, shfaqet edhe pranë Romain Gavras

Emily Ratajkowski publikon fotografi nga pushimet, shfaqet edhe pranë Romain Gavras

Emily Ratajkowski ka ndarë në Instagram një seri fotografish nga ditët e saj të pushimeve, duke sjellë momente nga plazhi dhe një ditë të kaluar në jaht.

Modelja 35-vjeçare shfaqet me disa modele të ndryshme bikini, ndërsa në disa prej fotografive pozon në ambiente verore dhe shijon kohën pranë detit. Në një tjetër moment, ajo shihet në plazh me djalin e saj pesëvjeçar, Sylvester.

Vëmendje ka marrë edhe një fotografi ku Ratajkowski shfaqet duke shkëmbyer një puthje me regjisorin francez Romain Gavras, me të cilin është lidhur romantikisht që nga nëntori i vitit të kaluar, shkruan DailyMail.

Gavras është i njohur edhe për lidhjen e tij të mëparshme me këngëtaren Dua Lipa. Ratajkowski dhe Gavras janë shfaqur së bashku në disa raste dhe lidhja e tyre është bërë publike edhe në rrjetet sociale.

Kjo është lidhja më e gjatë e Ratajkowskit që nga divorci i saj nga producenti Sebastian Bear-McClard në vitin 2022.

Ndërkohë, modelja ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për jetën e saj personale dhe takimet me figura të njohura të showbiz-it.

Së fundmi, ajo ka njoftuar gjithashtu se do të publikojë librin e saj të ri, “Mother F*cker”, i cili do të trajtojë përvojat e saj si nënë beqare dhe jetën sentimentale në New York. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.