KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Komandanti i Njësisë Speciale të KFOR-it vizitë në Mitrovicë: Përgjegjësia e misionit mbetet e njëjtë

Komandanti i Njësisë Speciale të KFOR-it vizitë në Mitrovicë: Përgjegjësia e misionit mbetet e njëjtë

Komandanti i Njësisë Speciale Shumëkombëshe (MSU) të KFOR-it, koloneli Gianfranco Di Fiore, ka vizituar pjesëtarët e MSU-së që veprojnë në Mitrovicë.

Sipas KFOR-it, gjatë vizitës Di Fiore ka parë nga afër profesionalizmin, gatishmërinë dhe kontributin e vazhdueshëm të pjesëtarëve në përmbushjen e misionit të KFOR-it.

MSU-ja luan rol të rëndësishëm në aftësinë e KFOR-it për të ruajtur praninë, lëvizshmërinë dhe gatishmërinë për të reaguar ndaj zhvillimeve të sigurisë.

Pjesëtarët e kësaj njësie kontribuojnë në rritjen e vetëdijes për situatën në terren dhe në praninë e dukshme të KFOR-it, ndërsa janë të gatshëm të mbështesin misionin kudo që paraqitet nevoja.

“Si komandant i MSU-së, jam jashtëzakonisht krenar për profesionalizmin, disiplinën dhe përkushtimin që shoh te pjesëtarët tanë çdo ditë. Ata e kuptojnë përgjegjësinë që u është besuar dhe jam i bindur për gatishmërinë dhe aftësinë e tyre për të mbështetur misionin e KFOR-it”, ka thënë Di Fiore.

Gjatë vizitës, komandanti i MSU-së është takuar edhe me pjesëtarët e Ekipit për Ndërlidhje dhe Monitorim (LMT) K2 të KFOR-it, duke vlerësuar angazhimin e tyre në ruajtjen e dialogut me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve në terren.

KFOR-i ka theksuar se, edhe përkundër optimizimit të strukturës së pranisë së tij, përgjegjësia e misionit mbetet e njëjtë.

KFOR-i thotë se këtë mandat e zbaton në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.