KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Rama kritikon Çekun: 1 shtatori po vjen, nxënësit mbeten pa libra

Rama kritikon Çekun: 1 shtatori po vjen, nxënësit mbeten pa libra

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar ministrin në detyrë të Arsimit, Hajrulla Çekun, për situatën me furnizimin e nxënësve me tekste shkollore, pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor.

Rama ka thënë se Çeku, gjatë kohës sa ishte ministër i Kulturës, ka shkaktuar probleme me disa institucione kulturore, ndërsa tani, sipas tij, si ministër i Arsimit, ka dështuar të sigurojë librat për nxënësit.

“1 shtatori po vjen dhe nuk arriti me ua siguru nxënësve mjetin bazë të mësimit, LIBRAT”, ka shkruar Rama.

Ai ka përmendur edhe Teatrin Kombëtar dhe Muzeun Kombëtar, duke pretenduar se këto institucione kanë mbetur për vite me probleme dhe në renovim.

Në fund, Rama ka kritikuar në përgjithësi qeverisjen e Vetëvendosjes, duke thënë se, sipas tij, “kudo që janë këta, veç një punë dinë me bo – me blloku”.

Postimi i Ramës vjen në prag të 1 shtatorit, kur pritet të nisë viti i ri shkollor në Kosovë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.