KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

KFOR-i Turk pajis me çanta e materiale shkollore 47 nxënës në Gjurkoc të Shtimës

KFOR-i Turk pajis me çanta e materiale shkollore 47 nxënës në Gjurkoc të Shtimës

KFOR-i Turk, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Shtimes dhe Zyrën për Komunitete dhe Kthim, ka mbështetur 47 nxënës të komuniteteve që vijojnë mësimin në paralelen e ndarë të Shkollës Fillore “Lasgush Poradeci”, në fshatin Gjurkoc.

Gjatë aktivitetit të zhvilluar sot, nxënësve u janë dhuruar çanta dhe materiale shkollore, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për vijimin e procesit mësimor.

Shefi i Sektorit të Arsimit në Komunën e Shtimes, Lulzim Sahiti, ka shprehur mirënjohje për KFOR-in Turk për mbështetjen dhe bashkëpunimin me institucionet arsimore.

“Falënderojmë përzemërsisht KFOR-in Turk për këtë mbështetje dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm me shkollat e komunës sonë. Kontributi i tyre është një ndihmesë e çmuar për nxënësit tanë dhe një dëshmi e rëndësisë së bashkëpunimit në funksion të arsimit dhe mirëqenies së fëmijëve”, ka thënë Sahiti.

Aktiviteti synon të kontribuojë në përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mbështetjen e tyre në prag të fillimit të vitit të ri shkollor. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.