Një situatë e pazakontë ka ndodhur në konkursin Miss Universe Haiti 2026, ku organizatorët shpallën fillimisht fituese vajzën e gabuar.
Kurora iu dha fillimisht Angelique Francois, e cila u shpall fituese para publikut dhe festoi triumfin.
Megjithatë, pas një rishikimi të rezultateve, organizatorët konstatuan se kishte ndodhur një gabim gjatë përllogaritjes dhe publikimit të pikëve.
Foto: Instagram
Sipas rezultateve përfundimtare, fituese e vërtetë ishte Tatenda Josephina Rameau, e cila kishte grumbulluar numrin më të lartë të pikëve.
Francois u rendit në fakt si vendi i dytë, përkatësisht finalistja e parë.
Organizatorët e pranuan gabimin dhe korrigjuan rezultatet, duke bërë që Francois t’ia dorëzonte titullin Rameau pasi tashmë ishte kurorëzuar dhe kishte festuar fitoren.
Tani, Tatenda Josephina Rameau do ta përfaqësojë Haitin në konkursin Miss Universe, gjersa Angelique Francois do të mbajë titullin e vendit të dytë.
Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe për faktin se gabimi u zbulua vetëm pasi ceremonia kishte përfunduar dhe kurora tashmë ishte dorëzuar. /Telegrafi/
