KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Serbia e tërheq ekipin në 3×3, shmanget përballja me Kosovës në “Taranto 2026”

Serbia e tërheq ekipin në 3×3, shmanget përballja me Kosovës në “Taranto 2026”

Serbia ka vendosur që ta tërheqë ekipin në basketbollin 3×3, ku ishte planifikuar dueli me Kosovën.

Organizatori ka njoftuar për ndryshimet në orarin e transmetimeve të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, pas tërheqjes së Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut nga gara e basketbollit 3×3.

Vendimi i Serbisë tërheq vëmendje të veçantë për Kosovën, pasi përfaqësuesja serbe ishte shortuar në të njëjtin grup me Kosovën, ndërsa dy ekipet kishin të planifikuar përballjen më 29 gusht.

Unioni i Transmetuesve Evropianë-EBU, ka komunikuar se, si pasojë e tërheqjeve, është ndryshuar orari i garave dhe versioni i ri zëvendëson atë të shpërndarë më herët.

Edhe pse nuk është dhënë ndonjë arsye zyrtare që tërheqjen e Serbisë ta lidhë me Kosovën, koha dhe rrethanat e tërheqjes kanë ngritur pikëpyetje, pasi Serbia në të kaluarën, veçanërisht në sportet ekipore, ka shmangur pjesëmarrjen në gara ku është përballur me Kosovën, apo ka kërkuar short pjesërisht të dirigjuar për të mos u vendosur në të njëjtin grup.

Kështu, me tërheqjen e Serbisë, nuk do të zhvillohet as përballja e planifikuar më 29 gusht, Kosovë–Serbi në basketbollin 3×3.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.