KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

KRU Hidroregjioni Jugor paralajmëron për turbullirë të ujit në Dragash, mos e përdorni për pije deri në një njoftim të ri

KRU Hidroregjioni Jugor paralajmëron për turbullirë të ujit në Dragash, mos e përdorni për pije deri në një njoftim të ri

KRU Hidroregjioni Jugor ka njoftuar se, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut gjatë natës, uji nga Radesha, i cili furnizon qytetin e Dragashit, ka pasur turbullirë të madhe.

Sipas njoftimit, për shkak të nivelit të lartë të turbullirës, uji nuk ka mundur të pastrohet tërësisht përmes filtrave në objektin filtrues.

KRU Hidroregjioni Jugor bën të ditur se situata tashmë është stabilizuar, megjithatë uji vazhdon të ketë turbullirë. Për këtë arsye, konsumatorëve u bëhet thirrje që, deri në pastrimin e plotë të ujit, të mos e përdorin atë për pije.

Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.