KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Kompletohet line up-i i edicionit jubilar të “Shqip Up Comedy Festival” – dalin në shitje biletat për edicionin në Zvicër

Kompletohet line up-i i edicionit jubilar të “Shqip Up Comedy Festival” – dalin në shitje biletat për edicionin në Zvicër

Edicioni i pestë, jubilar, i “Shqip Up Comedy Festival” tashmë ka kompletuar line-up-in, duke premtuar një mbrëmje të mbushur me humor, energji dhe argëtim për publikun shqiptar në Zvicër.

Festivali do të mbahet më 31 tetor në Stadthalle Dietikon, në Cyrih, ku në skenë do të ngjiten disa prej emrave të njohur të humorit shqiptar dhe atij zviceran.

Pjesë e programit do të jenë Lulzim Bucolli, Drilona, T-Ronimo, Ernest Zymberi, Luan Comedy dhe Stefan Büsser, të cilët do të sjellin performancat e tyre para publikut në këtë edicion special.

Mbrëmja do të moderohet nga aktori Ylber Bardhi dhe Arbela Statovci, të cilët do të kujdesen që programi të zhvillohet në ritëm dhe atmosferë festive.

Por festa nuk do të përfundojë me performancat e humoristëve. Pas përfundimit të festivalit, publiku do të ketë mundësinë të vazhdojë argëtimin në after party, ku do të performojë grupi legjendar shqiptar i muzikës rock, Elita 5.

Për edicionin e pestë të “Shqip Up Comedy Festival”, biletat tashmë janë në shitje dhe të gjithë të interesuarit mund t’i sigurojnë përmes këtij linku.

Ky edicion vjen si një përvjetor i rëndësishëm për festivalin, i cili tash e pesë vite ka mbledhur publikun shqiptar në diasporë përmes humorit dhe argëtimit.

Telegrafi është partner medial i “Shqip Up Comedy Festival”, duke mbështetur edicionin jubilar të këtij eventi në Cyrih.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.