KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Aflatoksina në qumësht, AUV urdhëron tërheqjen nga tregu të produktit “Land”

Aflatoksina në qumësht, AUV urdhëron tërheqjen nga tregu të produktit “Land”

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të qumështit UHT “Land” 3.2%, pasi autoritetet kompetente të Maqedonisë së Veriut kanë raportuar konstatimin e Aflatoksinës M1 mbi nivelin e lejuar.

Sipas njoftimit të AUV-së, produkti është prodhuar nga ABRAZEN L.L.C. (Qumështorja VITA), me numër të stabilimentit RKS-014.

AUV ka bërë të ditur se, pas pranimit të informacionit zyrtar, ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të produkteve të identifikuara si të prekura dhe ka nisur kontrollet zyrtare për verifikimin e gjurmueshmërisë.

Sipas AUV-së, në bazë të Ligjit Nr. 08/L-120 për Ushqim, një produkt ushqimor konsiderohet i dëmshëm dhe i pasigurt për konsum kur përmban mykotoksina mbi kufirin e lejuar.

Agjencia ka njoftuar se, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrinë e Shëndetësisë, do të përcaktojë masat e mëtejshme ndaj stabilimentit RKS-014 – ABRAZEN L.L.C. (Qumështorja VITA).

AUV ka bërë të ditur se publiku do të informohet për masat dhe zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë rast. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.