KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Klina përfiton 1.865 milionë euro për banim social

Klina përfiton 1.865 milionë euro për banim social

Komuna e Klinës ka përfituar një grant në vlerë prej 1 milion e 865 mijë eurosh nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të Projektit të Banimit Social Adekuat.

Marrëveshja e grantit është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, dhe ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli. Në takim morën pjesë edhe nënkryetari Fadil Gashi dhe drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Ilir Bacaj.

Sipas marrëveshjes, 1.35 milionë euro do të ndahen për ndërtimin e rreth 20 njësive të reja të banimit social, 350 mijë euro për renovimin e rreth 14 shtëpive private, ndërsa 165 mijë euro për rindërtimin e tri shtëpive private.

Në total, projekti parasheh trajtimin e rreth 37 njësive të banimit dhe shtëpive, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet në nevojë.

Kryetari Elezaj e ka cilësuar projektin si një hap konkret drejt krijimit të kushteve më të sigurta dhe më dinjitoze të banimit, duke falënderuar institucionet qendrore për mbështetjen dhe ekipet komunale për angazhimin në përgatitjen e projektit. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.