Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar një marrëveshje historike për Ndarjen e Pasurive pas përfundimit të një çështjeje të lidhur me drogën dhe rikuperimin e fondeve.
Kjo shënon marrëveshjen e parë të këtij lloji në rajon dhe vendos një precedent të ri për bashkëpunimin ndërkombëtar në rikuperimin e pasurive dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Marrëveshja vjen pas një çështjeje penale të përfunduar për komplot për furnizimin me kanabis të grupeve të krimit të organizuar në juridiksionin e Anglisë dhe Uellsit. Pas përpjekjeve për rikuperimin e pasurive nga autoritetet britanike dhe shqiptare që punuan së bashku, të ardhurat nga krimi u identifikuan dhe u rikuperuan me sukses në Shqipëri.
Sipas marrëveshjes, të ardhurat e rikuperuara nga kjo çështje do të ndahen në mënyrë të barabartë midis dy vendeve, duke u dhënë një mesazh të qartë kriminelëve se autoritetet britanike dhe shqiptare do të ndjekin të ardhurat e krimit të organizuar dhe do të punojnë përtej kufijve. Marrëveshja hap rrugën që pasuritë e sekuestruara të riinvestohen për të mirën sociale në të dy vendet.
Marrëveshja u miratua në një ceremoni zyrtare në Tiranë më 13 korrik, ku mori pjesë Ambasadori i Madhërisë së Tij në Shqipëri, Nicholas Abbott dhe Risena Xhajën, Kryeadministratore e AAPSK-së. Ajo është rezultat i muajve të bashkëpunimit të ngushtë midis autoriteteve britanike dhe shqiptare të zbatimit të ligjit dhe gjyqësorit, të mbështetur nga Ministria e Brendshme, Agjencia Kombëtare e Krimit, Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara e Shqipërisë.
Lexoni më poshtë njoftimin e plotë për media:
Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshjen e parë në rajon për Ndarjen e Pasurive
Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë nënshkruar një Marrëveshje historike për Ndarjen e Pasurive pas përfundimit të një çështjeje të lidhur me drogën dhe rikuperimin e fondeve. Kjo shënon marrëveshjen e parë të këtij lloji në rajon dhe vendos një precedent të ri për bashkëpunimin ndërkombëtar në rikuperimin e pasurive dhe krimin e rëndë të organizuar.
Marrëveshja lidhet pas një çështjeje penale të përfunduar për komplot për furnizimin me kanabis të grupeve të krimit të organizuar në juridiksionin e Anglisë dhe Uellsit. Pas përpjekjeve për rikuperimin e pasurive nga autoritetet britanike dhe shqiptare që punuan së bashku, të ardhurat nga krimi u identifikuan dhe u rikuperuan me sukses në Shqipëri.
Sipas Marrëveshjes, të ardhurat e rikuperuara nga kjo çështje do të ndahen në mënyrë të barabartë midis dy vendeve, duke u bërë të qartë kriminelëve se autoritetet britanike dhe shqiptare do të ndjekin të ardhurat e krimit të rëndë të organizuar dhe do të punojnë përtej kufijve. Marrëveshja hap rrugën që pasuritë e sekuestruara të riinvestohen për të mirën sociale në të dyja kombet.
Marrëveshja u miratua në një ceremoni zyrtare në Tiranë më 13 korrik, ku mori pjesë Ambasadori i Madhërisë së Tij në Shqipëri, Nicholas Abbott, së bashku me Risena Xhajën, Kryeadministratore e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara e Shqipërisë (AAPSK). Ajo është rezultat i muajve të bashkëpunimit të ngushtë midis autoriteteve britanike dhe shqiptare të zbatimit të ligjit dhe gjyqësorit, të mbështetur nga Ministria e Brendshme (Home Office), Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS) dhe AAPSK.
Vijimësi e bashkëpunimit të ngushtë dypalësh Marrëveshja pasqyron angazhimin afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar për të luftuar rrjetet e krimit të rëndë të organizuar që shkaktojnë dëme të konsiderueshme në MB.
Sekuestrimi dhe ndarja e të ardhurave nga kriminaliteti është një pjesë qendrore e strategjisë së Qeverisë së MB-së për të ndërprerë modelet e biznesit kriminal dhe për të reduktuar nxitjet për kryerjen e krimit të organizuar që synon MB-në.
MB ka punuar ngushtë me autoritetet shqiptare për të forcuar kapacitetin dhe aftësinë e tyre për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimin e rëndë të organizuar, duke përfshirë trajtimin e pastrimit të parave dhe përdorimin në rritje të kriptomonedhave nga rrjetet kriminale. MB ka ofruar softuer dhe trajnim kapacitetesh për të mbështetur reagimin e Shqipërisë, dhe në vitin 2025 udhëhoqi aktivitetin e Procesit të Berlinit për Financat e Paligjshme, i cili u fokusua në rikuperimin e pasurive në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
MB gjithashtu vazhdon të mbështesë shqyrtimin në vazhdim të legjislacionit të Shqipërisë kundër pastrimit të parave.
Shkalla e rrezikut
Krimi i rëndë i organizuar vazhdon të paraqesë sfida të konsiderueshme si për MB-në ashtu edhe Shqipërinë, me rrjetet kriminale që shfrytëzojnë cenueshmëritë kufitare dhe pastrojnë të ardhurat përmes parave në dorë, sistemeve informale të transferimit dhe kriptomonedhave. Si pasqyrim i shkallës së sfidës, të dy qeveritë janë të përkushtuara të punojnë së bashku për të prishur këto rrjete, për të mbrojtur komunitetet e tyre dhe për të siguruar që krimi të mos shpërblehet.
Lufta ndaj modelit të biznesit kriminal
AAPSK ka rritur ndjeshëm të ardhurat e përfituara nga pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara gjatë dy viteve të fundit, duke demonstruar kapacitetin në rritje të të dy kombeve për të vepruar kundër financave kriminale. Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025, vlera e pasurive të sekuestruara tejkaloi 58 milionë euro, duke përfshirë mbi 1,000 sekuestrime dhe konfiskime të pasurive të paluajtshme, duke pasqyruar masën në të cilën sektori i pasurive të paluajtshme po abuzohet për të pastruar të ardhurat kriminale.
