KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Katër gjoba të reja për hedhje të mbeturinave në Ferizaj

Katër gjoba të reja për hedhje të mbeturinave në Ferizaj

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se Inspektorati Komunal i Ferizajt ka shqiptuar katër gjoba të reja ndaj qytetarëve për hedhje të mbeturinave në vende të paautorizuara dhe mosrespektim të orarit të përcaktuar për nxjerrjen e tyre.

Sipas kryeinspektorit Feriz Hyseni, dy nga gjobat janë shqiptuar në rrugën “Ahmet Kaçiku”, një në fshatin Zllatar për ndotje me mbeturina dhe një tjetër në fshatin Pleshinë.

Inspektorati Komunal u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë orarin e përcaktuar për nxjerrjen e mbeturinave dhe të shmangin hedhjen e tyre në hapësira të paautorizuara.

Nga Komuna e Ferizajt është theksuar se respektimi i këtyre rregullave është i rëndësishëm për ruajtjen e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit në qytet dhe në fshatra. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.